Sulmet ruse kanë vrarë pesë civilë në tre rajone të Ukrainës jugore dhe lindore, thanë sot autoritetet ukrainase, ndërsa ushtria ruse vazhdoi presionin dhe bombardimet.
Sipas autoriteteve lokale, dy persona u vranë sot gjatë një sulmi ajror në rajonin e Kharkiv (në verilindje) dhe një tjetër nga zjarri i artilerisë në rajonin lindor të Donetsk.
Në rajonin Kherson (jug), një burrë u vra në një sulm nga një dron dhe një tjetër përfundoi në spital gjatë natës pasi u plagos një ditë më parë, shtuan të njëjtat burime./vizionplus.tv