Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën kur tre persona të armatosur hapën zjarr në festën e ditëlindjes së një vajze 15-vjeçare në shtetin veriperëndimor të Meksikës Sonora të premten.

Prokuroria beson se objektivi i autorëve ishte kreu i dyshuar i bandës, i cili ishte akuzuar për vrasje, rrëmbim dhe veprimtari kriminale.

Bashkë me të, nga të shtënat me armë të autorëve janë vrarë edhe pesë persona të tjerë (dy meshkuj dhe tre femra), thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më 17 dhjetor, 11 të rinj u vranë në një ngjarje festive në shtetin qendror meksikan të Guanajuato.

Sulmuesit hapën zjarr kur iu kërkua të largoheshin sepse nuk ishin në listën e të ftuarve, thanë autoritetet në atë kohë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version