Jose Fritz i konsideruar një monstër është drejt lirimit nga burgu. 88-vjeçari i cili u dënua në vitin 2009-të me burgim të përjetshëm pasi kishte përdhunuar vajzën e tij për 24 vite duke emlënë shtatë herë shtatzënë.
Mediat shkruajnë se 88-vjeçari sot duket i qetë dhe i humbur mendërisht, kjo është dhe arsyeja pse autoritete e kanë parë të arsyeshme që ai të lirohet, pasi nuk konsiderohet më i rrrezikshëm.
Mediat shkruajnë gjithashtu se 88-vjeçari ka filluar flet me televiorin dhe i duket vetja një yll popi.
Pas daljes nga burgu ai mendohet të mbyllet në azil, pasi asnjë nga familjarët e tij nuk ka shprehur interes për ta marrë në shtëpi.
Çështja Fritzl u shfaq në prill të vitit 2008 pasi Elisabeth i tha policisë se ishte mbajtur rob për 24 vjet kur u lejua të dilte nga qelia dhe u dërgua në spital.
Heidi Kastner, një nga ekspertet kryesorë psikiatrikë ligjorë të Austrisë nga Universiteti i Linzit, thuhet se ka kaluar një vit duke e studiuar atë.
Ajo arriti në përfundimin se i burgosuri më famëkeq i vendit nuk përbën më asnjë rrezik dhe mund të transferohej përmes sistemit normal të burgut në burgun Krems-Stein, si pjesë e një hapi të parë drejt lirimit.
Ai tani mund të lëvizë vetëm me ndihmën e një karroce dhe nuk ka më asnjë rrezik që ai të kryejë ndonjë aktivitet kriminal.