Gjenerali i ushtrisë ruse ka paralajmëruar se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë në Europë.

Gjenerali Vladimir Zarudnitsky , i bëri këto komente në një artikull për botimin e Ministrisë së Mbrojtjes “Mendimi Ushtarak”.

Nuk mund të përjashtohet mundësia e përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë”, tha gjenerali rus sipas RIA.

Sipas tij, burimi kryesor i këtyre sulmeve janë kërcëntimet anti-ruse që vijnë nga SHBA dhe aleatët e saj.

Burimi kryesor i kërcënimeve ushtarake kundër shtetit tonë është politika anti-ruse e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, të cilët po zhvillojnë një lloj të ri lufte hibride për të dobësuar Rusinë në çdo mënyrë të mundshme, për të kufizuar sovranitetin e saj dhe për të shkatërruar integritetin e saj territorial”, ka thënë Vladimir Zarudnitsky.

Mundësia që Rusia të tërhiqet qëllimisht në konflikte të reja ushtarake rritet ndjeshëm, tha gjenerali i ushtrisë ruse./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version