Sot për besimtarët katolikë është e Enjtja e Madhe. Ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë të enjten këmbët e 12 grave në një burg në Romë gjatë një ceremonie.

Kjo është hera e parë që Papa u lanë këmbët grave në këtë ceremoni vjetore për katolikët. Papa 87 vjeç , i cili ka përjetuar vështirësi shëndetësore kohët e fundit, drejtoi ceremoninë në burgun Rebibbia në Romë, duke larë këmbët e secilës prej grave nga karrigia e tij me rrota.

Gjatë ceremonisë shumë gra u emocionuan dhe u përlotën teksa Papa u puthte këmbët, shkruan CNN.

“Ju nuk jeni vetëm. Unë ju përqafoj të gjithëve, në shumëllojshmërinë e riteve tuaja… Veçanërisht ata më të prekurit nga tragjedia e pakuptimtë e luftës, fëmijët e grabitur nga e ardhmja e tyre, ata që pikëllohen dhe kanë dhimbje dhe të gjithë ata që e gjejnë veten pre e ankthit dhe e tmerrit. Në këto kohë të zymta… ju jeni llambat që ndriçojnë natën. Së shpejti shpresojmë të kthehemi mes jush si pelegrinët, t’ju afrohemi, t’ju përqafojmë”, ishin fjalët e papës përpara fundjavës më të shenjtë në kalendarin e krishterë, kur besimtarët shënojnë vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, ndërsa lufta Hamas-Izrael vazhdon të jetë e ashpër”, ishin fjalët e Papë në ritualin e larjes së këmbëve.

Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë larjen e këmbëve të dishepujve të tij nga Jezu Krishti një natë para se të vdiste.

Që nga zgjedhja e tij, Papa e ka bërë këtë ritual jashtë territorit të Vatikanit dhe e ka festuar duke larë këmbët të burgosurve, refugjatëve dhe invalidëve./Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version