Më shumë se një mijë traktorë kanë bllokuar sot rrugët në Bruksel rreth vendit ku po zhvillohet aktualisht samiti i BE, duke bërë të qartë se zemërimi i fermerëve në Evropë nuk po shuhet, pavarësisht lëshimeve të Komisionit.

Demonstruesit i vunë flakën paletave dhe brohoritën parulla, ndërsa u shkaktuan edhe tensione të vogla me forcat e forta policore që janë vendosur në zonë.

Edhe pse zemërimi i botës bujqësore nuk është në “menunë” zyrtare të diskutimeve në samitin e Brukselit, rreshtimi i traktorëve nisi mbrëmë dhe kulmoi sot.

Informacionet më të reja tregojnë megjithatë se numri i traktorëve tani është afër 1300, ndërkohë që flitet për praninë e demonstruesve nga vende të tjera, si Italia dhe Franca.

Siç shihet në video dhe foto në rrjetet sociale, protestuesit kanë ndezur zjarr në rrugët përreth godinës ku po mblidhen liderët e BE.

Edhe pse ishin zotuar se demonstratat e tyre do të ishin paqësore në Bruksel, disa protestues filluan të enjten në mëngjes të gjuanin me gurë dhe vezë ndaj policisë, e cila i hodhi ujë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version