Dy agjencitë kryesore të OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, bënë thirrje sot për një “armëpushim humanitar 7-ditor” në luftimet në Rripin e Gazës, në mënyrë që më shumë se 640,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç të mund të vaksinohen në javët e ardhshme kundër poliomielitit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF “u bëjnë thirrje të gjitha palëve në luftë që të zbatojnë armëpushimet humanitare në Rripin e Gazës për shtatë ditë për të lejuar dy fushata vaksinimi” kundër poliomielitit, thanë agjencitë, duke specifikuar se këto fushata duhet të fillojnë në fund të gushtit dhe të vazhdojnë deri në shtator./vizionplus.tv