Dhjetëra mijëra izraelitë qëndruan në rrugë deri në orët e vona të natës, duke bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe kthimin e tyre në shtëpi.
Duke kërkuar t’i jepet fund luftës protestuesit akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se synon të zgjasë konfliktin.
Negociatorët kanë rifilluar bisedimet e gjata në Kajro, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Pika kryesore që dy palët ndahen është armëpushimi i përhershëm që po kërkon Hamasi, ndërsa Netanjahu nuk e pranon.
Ajo që po diskutohet është një ndërprerje 40-ditore e luftimeve dhe lirimin i pengjeve izraelite, të cilët do të shkëmbehen me disa të burgosur palestinezë.
Shtetet e bashkuara të Amerikës, aleati më i madhi Izraelit, hezitojnë të mbështesë një ofensivë të re që mund të shkaktojë viktima në radhët e civilëve.
Uashingtoni këmbëngul për një plan për të mbrojtur palestinezët e zhvendosur në Rafah. Demonstratat e së shtunës në Izrael ishin shfaqja e fundit e presionit të shtuar të brendshëm me të cilin po përballet Netanyahu dhe qeveria e tij.