Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, i cili u plagos me thikë në qafë një javë më parë, ka bërë thirrje për qetësi dhe mesazhe paqeje.

Reuters raporton se Lee Jae-myung ka deklaruar këtë të mërkurë se shpreson që plagosja e tij t’i japë fund “politikës së urrejtjes”.

Autori i sulmit ndaj liderit të opozitës tha para poolicisë në momentin e ndalimit se e bëri këtë veprim pasi nuk donte që Lee Jae-myung të bëhej president.

Udhëheqësi i opozitës foli pasi doli nga spitali i Seulit, ku ishte shtruar për mjekim, pas dëmtimeve që mori nga sulmi i javës së kaluar në qytetin jugor të Busan.

Shpresoj që ky rast, i cili tronditi të gjithë, mund të shërbejë si një moment historik për t’i dhënë fund politikës së urrejtjes dhe konfrontimit dhe për të rivendosur politikën e duhur,” u tha Lee gazetarëve dhe mbështetësve.

Politika e Koresë së Jugut është bërë gjithnjë e më e polarizuar dhe e ndezur kohët e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme në prill, me Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor të Presidentit Yoon Suk Yeol dhe Partinë Demokratike të Lee në votime.

Lee u sulmua në Busan nga një burrë i cili u hodh drejt tij me një thikë pasi i kërkoi autograf. Kirurgët e operuan Lee për më shumë se dy orë për të riparuar venën jugulare në qafën e tij.

I dyshuari, i arrestuar me akuzën për tentativë vrasjeje, duket se ka qenë i motivuar nga bindjet e tij politike, tha policia në një konferencë për mediat.

Burri 67-vjeçar, emri i të cilit autoritetet nuk janë bërë të ditur, i tha policisë se donte të parandalonte që Lee të bëhej president dhe partia e tij të fitonte zgjedhjet. I dyshuari ishte gjithashtu i pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar akuzat për ryshfet kundër Lee./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version