Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, shkruan sot e përditshmja Verdens Gang (VG), duke cituar kryeministrin norvegjez që po merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington.

Dorëzimi është planifikuar të fillojë në vitin 2024, tha kryeministri Jonas Gar Stere, sipas Verdens Gang.

Presidenti ukrainas ka kërkuar vazhdimisht ndihmë sa i përket pajisjeve ushtarake, duke theksuar se të tilla dërgesa janë jetike për Ukrainë përballë një agresori si Rusia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version