Një person i armatosur ka marrë peng shtatë punonjës në një fabrikë në Staboll. Mediat turke raportojnë se personi i armatosur ka hyrë brenda një fabrike në pronësi të kompanisë amerikane Procter & Gamble, e cila ndodhet në një zonë në periferi të Stambollit.
Siaps asaj që raportojnë mediat, personi në fjalë ka hyrë në ambientet e fabrikës duke marrë peng punonjësit në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Gaza.
Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen e fabrikës, ndërsa raportohet se pengmarrësi hyri në ambientet e saj rreth orës 15:00.
/Vizionplus.tv/