32-vjeçarja, Gypsy Rose Blanchard, e akuzuar për vrasjen e të ëmës ka rifituar lirinë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2015, duke shokuar mbarë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viktima u përshkrua si nënë abuzive, e cila prej vitesh e bëri të bijën të besonte se ishte e sëmurë, ndaj kjo e fundit iu nënshtruar operacioneve invazive të panevojshme.

32-vjeçarja e kreu krimin së bashku me të dashurin e saj, të cilin e njohu në internet. I dashuri i saj Godejohn, është ende pas hekurave duke vuajtur një dënim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Ai goditi për vdekje Dee Dee Blanchard me një thikë që i dha vajza e saj dhe të dy u larguan nga vendi i ngjarjes.

Rasti ngjalli interes të madh mediatik dhe shkaktoi një numër seriale dokumentaresh dhe shfaqjesh televizive.

Gypsy Rose Blanchard fitoi lirinë, pasi kishte vuajtur shtatë vjet nga një dënim 10-vjeçar./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version