Kate Middleton u pa kohët e fundit me familjen e saj dhe në punët e jashtme, tha një burim i paidentifikuar për People. Megjithatë, Princesha e Uellsit nuk pritet të rikthehet në daljet publike shpejt pasi të vazhdojë kimioterapinë .

Ndërkohë, ajo dhe Princi William nënshkruan një postim të ri në llogarinë e tyre të përbashkët në Twitter ku shprehin ngushëllimet e tyre për humbjen e një piloti të Forcave Ajrore . Ndërsa pak ditë më parë Taskforca e Biznesit të Fondacionit Mbretëror për Fëmijërinë e Hershme lëshoi ​​një deklaratë për nismën e Princeshës për të inkurajuar bizneset të krijojnë kushte të favorshme për prindërit dhe fëmijët – pjesë e punës së saj me fokus në pesë vitet e para të jetës së një fëmije.

Për t’u rikthyer plotësisht në aktivitetet e saj, drita jeshile do të duhet të jepet nga mjekët, por një ish-përfaqësuese e Mbretëreshës Elizabeth, Ailsa Anderson , nuk përjashton pjesëmarrjen, të paktën herë pas here, në disa aksione: ” Ajo ka forca e brendshme , mbështetja e të shoqit dhe familja e mrekullueshme për t’u fokusuar në atë që është e rëndësishme ”, ka komentuar ajo.

Një tjetër ish-punonjës i Pallatit, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se familja mbretërore ” është e cenueshme për momentin dhe me kalimin e kohës bota do të kuptojë gjithnjë e më shumë se ata janë qenie njerëzore të brishta ashtu si ne. Por ata janë shumë të përkushtuar ndaj roleve të tyre. Mendoj se kur Kate të shërohet plotësisht, do ta shihni që ajo të kthehet në detyrat e saj edhe më me pasion .’

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version