Djali i Christos Gialias, Giorgos Gialias, i cili pati fatin e keq të përjetonte dy vrasjet e prindërve të tij brenda gjashtë viteve, është i shkatërruar.

Të babait të tij dhe biznesmenit Christos Gialia, i cili u vra natën e së mërkurës, në rajonin e Mandrës, pak para se të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe të nënës së tij, Frederiki Karzis, e cila në vitin 2018 u gjet e vrarë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Viktima me djalin

“Pse duhet ta kaloj gjithë këtë torturë për herë të dytë? Pse dy herë, pse?”,  thotë ai për protothema.gr duke u përpjekur të ruajë gjakftohtësinë dhe të kuptojë të keqen që i ka ndodhur familjes së tij.

Dy vrasjet brutale të prindërve të Giorgos Gialias

Persona të panjohur i zunë pritë mbrëmjen e së mërkurës biznesmenit Christos Gialias, të cilët pasi e qëlluan me kallashnikov dhe e vranë në makinë, i vunë flakën mjetit me qëllimin për të zhdukur gjurmët.

ELAS ka nisur kërkimin për gjetjen e autorëve që u larguan me motor.

Automjeti i biznesmenit u gjet në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit tentuan të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet e ELAS-it, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Frederiki Karzi, nëna e Giorgos Gialias

Christos Gialias ishte pronar i kompanive aktive në tregtinë e mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe menaxher i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, ish-bashkëshortja e Christos Gialia dhe nëna e Giorgos, Frederiki Karzi, u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra.

E vranë me dy plumba në kokë, në oborrin e shtëpisë së saj.

Christos Gialias atëherë shkoi menjëherë në vendin e vrasjes pasi edhe pse ishte rimartuar me një shqiptare nga Elbasani, mbante marrëdhënie të shkëlqyera me ish-bashkëshorten.

“Policia do të kërkojë… Gjithçka… Aty kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dime pse ndodhi”, deklaroi Christos Gialias për vrasjen e ish-bashkëshortes.

Vihet re se sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi autorët e huaj besonin se ajo do të kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantën e saj kishte vetëm një orë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version