Amalija Knavs, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-ve Melania Trump, ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga ish-presidenti Donald Trump i cili përmes një postimi në Instagram shkruan:
“Kjo është një natë shumë e trishtuar për të gjithë familjen Trump!!! Nëna e bukur e Melanias, Amalija, sapo ka shkuar në një vend të bukur në qiell. Ajo ishte një grua e pabesueshme, dhe do të mungojë përtej fjalëve! Në foton më sipër, me nënën e madhe të Melanias, Amalija”.
Sipas CNN, Knavs dhe bashkëshorti i saj, Viktor kishin banuar në Shtetet e Bashkuara dhe ishin parë shpesh në Uashington, që pasi dhëndri i tyre Trump u bë president në vitin 2017.
Që nga viti 2016, Knavses kishin një shtëpi në Sevnica, një qytet i qetë industrial me 5000 banorë, i vendosur në brigjet e lumit Sava në Slloveninë qendrore, ku Melania Trump ndoqi shkollën fillore. Por që kur nipi i tyre Barron Trump lindi, ata kaluan pjesën më të madhe të kohës në Nju Jork. Knavses u bënë shtetas amerikanë në vitin 2018, duke marrë në mënyrë të diskutueshme shtetësinë e tyre përmes sponsorizimit të vajzës së tyre të rritur, një kategori vizash që administrata Trump kishte kërkuar t’i jepte fund./vizionplus.tv