Franca duket se do të arrijë objektivin për të financuar me të paktën 2% të PBB-së në mbrojtje, si një qëllim i çdo vendi anëtar në NATO.
Në vitin 2017, Franca shpenzoi 30 miliardë euro për mbrojtjen. Për krahasim, shpenzimet ushtarake franceze tani janë vendosur në 47.2 miliardë euro dhe vazhdojnë të rriten, me një “objektiv” prej 69 miliardë eurosh.
Sipas parashikimeve të mëparshme, shpenzimet e mbrojtjes franceze do të arrinin këtë vit në 1.94% të PBB-së franceze dhe do të kalojnë 2% në 2025. Megjithatë, duket se ky objektiv do të arrihet më herët.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të ditur nga ana e tij se gjithsej 18 vende anëtare të Aleancës tani janë në rrugën e duhur për të arritur këtë objektiv prej 2%. Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual për president, Donald Trump shpesh i referohet këtij qëllimi në fjalimet e tij, duke kritikuar evropianët që “nuk paguajnë”. /vizionplus.tv/