Italia veriperëndimore ndodhet  përballë një valë moti të keq ku për shkak të reshjeve të vazhdueshme u shkaktuan përmbytje në rajonin e Piemonte, me kryeqytet Torinon.

Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile, në zonën e Chialemberto, transportuan pesëdhjetë persona që jetojnë në një pallat pranë një përroi në një vend të sigurt.

Në Locana, jashtë Torinos, tridhjetë e shtatë klientë restorantesh mbetën të bllokuar për shkak të ujërave të vrullshëm dhe mundën të largoheshin nga varkat e Mbrojtjes Civile.

Në rajonin e Makuniagës vërshoi një përrua duke shkaktuar probleme serioze, ndërsa në Vartso ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe dyzet turistë janë transferuar përkohësisht në një strehë malore.

Aktualisht helikopterët e zjarrfikësve po regjistrojnë të gjitha dëmtimet dhe çdo situatë tjetër emergjente në të gjithë zonën.

Francesco Pietrasada, president i shoqatës malore Valsesia, në zonën më të gjerë të qytetit të Vercellit, tha se shirat e mbrëmshëm shkaktuan dëme të mëdha, por nga të dhënat e deritanishme nuk ka viktima. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version