Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.

Mediat në Itali raportojnë se një persona ka humbur jetën në Verona si pasojë e motit të keq. Ekipet zjarrfikëse gjetën sot trupin e pajetë të një personi gjinia mashkullore nga Verona e përmbytur, sipas mediave lokale.

Autoritetet në Itali bëjnë me dije se moti ekstrem me stuhi dhe reshje të dendura pritet të shkaktojë dëme serioze në rajonin Friuli Venezia Giulia pranë kufirit me Slloveninë.

Ndërsa në të njëjtën kohë, në shumë zona të rajonit të Venetos është ndërprerë furnizimi me ujë dhe energji elektrike, ku Mbrojtja Civile mbetet në gatishmëri të lartë./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version