Bill Clinton dyshohet se hyri në redaksinë e Vanity Fair dhe kërcënoi stafin e revistës që të mos publikonte artikuj dhe informacione që inkriminonin “mikun e tij të mirë” Jeffrey Epstein, sipas dokumenteve të pavulosura të gjykatës.

Pretendimi i mësipërm u bë nga Virginia Giuffre, gruaja e parë që akuzoi publikisht Epstein për abuzim seksual dhe se ai e detyroi atë të bënte seks me Princin Andrew, në një email që ajo shkëmbeu në 2011 me gazetaren Sharon Churcher, e cila po e ndihmonte të mbyllte librin e saj. Informacioni për ish-presidentin amerikan është përfshirë në informacionin e fundit të zbuluar mbrëmjen e së enjtes.

Graydon Carter, ish-redaktor i Vanity Fair, mohoi pretendimet e Giuffre, duke thënë për Daily Telegraph se “asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë”. Clinton, 77 vjeç, nuk iu përgjigj çështjes së Vanity Fair, por zëdhënësja e tij përsëriti deklaratën e tij të mëparshme se ai nuk dinte “asgjë” për krimet e Epstein dhe se ai nuk e vizitoi ishullin e tij privat, siç pretendoi Giuffre.

Sipas një deklarate nga Joanna Sjoberg, një nga viktimat e tij të përfshira në dokumente, Epstein dyshohet se dikur i tha asaj se “ish-presidenti Bill Clinton i pëlqen vajzat e vogla”. Në vitin 2019, një zëdhënës i ish-presidentit tha se ai “nuk kishte folur me Epstein për më shumë se një dekadë” dhe se ai “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme”. Megjithatë, nuk ka asnjë tregues për ndonjë faj nga ana e Klintonit bazuar në dokumentet që janë bërë publike. Epstein ishte akuzuar për ngacmim dhe kërkim të vajzave të mitura të moshës 14 vjeç e lart. Në vitin 2019, ai kreu vetëvrasje në burg ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat e trafikimit seksual të të miturve. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version