Nxënësit në Gjermani duhet të jenë më të përgatitur për tu përballur me  të gjitha llojet e krizave dhe katastrofave të mundshme përfshirë edhe luftën, tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Watzinger.

“Shoqëria në tërësi duhet të jetë e përgatitur mirë për kriza,duke filluar nga një pandemi, një fatkeqësi natyrore,apo edhe një luftë,” tha ajo.

Stark-Watzinger foli për stërvitjet e mbrojtjes civile të bëra në shkolla në vende të tjera, si në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se Gjermania gjithashtu mund të mësojë të bëjë të njëjtën gjë.

Ministrja sugjeroi që oficerët ushtarakë të vizitojnë shkollat për të shpjeguar se çfarë bëjnë për sigurinë e vendit. Stark-Watzinger gjithashtu bëri thirrje për njohjen e të rinjve në Gjermani me kërcënimet ndaj lirisë, për t’i pajisur ata më mirë për t’u përballur me rreziqe të tilla./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version