Më shumë se 30 mijë civilë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor.

Shifra e lartë e viktimave pasqyron tmerrin e palestinesëve në zonën e luftës.  Bombardimet dhe fushatat tokësore të Izraelit kanë zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe kanë krijuar një krizë të tmerrshme humanitare.

Izraeli po përballet me presion në rritje globalisht për të ndalur luftën, por megjithatë SHBA ndonëse e ka kritikuar, sërish vijon mbështetjen si aleat kryesor i Izraelit përballë Hamasit.

SHBA propozoi një armëpushim të përkohshëm në Kombet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, por ka vënë veton ndaj thirrjeve për një ndalim të menjëhershëm të konfliktit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version