Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në deklaratat e tij për grupin televiziv Berlusconi, ka përjashtuar mundësinë që vendi i tij të dërgojë forca ushtarake në Ukrainë.
“E përjashtoj mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë, sepse ne duam paqe, duam negociata, por nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë”, tha ministri i Jashtëm italian.
“Në fund të fundit, edhe kolegu im, ministri i Mbrojtjes Guido Crozeto, e ka bërë të qartë. Ne as që mendojmë të dërgojmë forcat tona për të luftuar. Italia po ndihmon Ukrainën që ajo të mbrohet”, shtoi Tajani. /vizionplus.tv