Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida po takohen aktualisht me përfaqësues të një sërë sindikatash italiane në sektorin e bujqësisë. Sipas informacioneve, megjithatë në mbledhje nuk marrin pjesë përfaqësues të këshillave koordinues të fermerëve që protestojnë në rrugët dhe autostradat italiane javët e fundit.

Një propozim i parë i qeverisë italiane ka të bëjë me përjashtimin nga taksat për të ardhurat e fermerëve që nuk kalojnë 10 mijë euro në vit. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, kryeministrja italiane u shpreh kundër të ashtuquajturave “ushqime sintetike” dhe theksoi se është urgjente të ndalohet shitja e produkteve bujqësore me një çmim nën koston e prodhimit, sepse fermerët duhet të paguar në mënyrë të drejtë për punën e tyre.

“Nuk është e mundur të bësh mrekulli brenda disa muajsh, por mendoj se ndryshimi i kursit të qeverisë sonë, që synon korrigjimin e politikave të gabuara dekadash, është i qartë”, tha Georgia Meloni gjatë takimit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version