Një shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Torinos në Itali, prej një muaji është futur në grevë urie pasi kërkon që të vijojë dënimin e mbetur në Shqipëri.
Mediat italiane raportojnë se, shqiptari ka bërë kërkesë para një muaji te autoritete e burgjeve në Itali, që pjesën tjetër të dënimit të mbetur ta vuajë në Shqipëri.
Në kërkesën e shqiptarit theksohet se ai kërkon të vijë në Shqipëri për shkak se aty ka bashkëshorten dhe dy fëmijët, por kjo kërkesë ende nuk i është përmbushur, edhe pse nuk ka një arsye që ia ndalon.
Por kërkesa e tij është refuzuar vazhdimisht. Për shkak të grevës gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë, dhe tashmë ai peshon vetëm 30 kilogram dhe lëviz vetëm me karrige me rrota.
Garantuesja e personave të privuar nga liria dhe që vuajnë dënimin në burgun e Torinos, Monica Cristina Gallo Gallo i është drejtuar me një kërkesë për shqyrtimin e rastit Ministrisë së Brendshme të Italisë, por përgjigja ishte se pezullimi i transferimeve të të burgosurve në Shqipëri, ka ndodhur për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të ambienteve të burgjeve shqiptare.