Mijëra rusë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi më shumë se 10,400 shtëpi u përmbytën në të gjithë vendin pasi shkrirja e akullit bëri që disa nga lumenjtë më të mëdhenj të Evropës të  fryhen.

Niveli i ujit në lumin Ural, i cili buron nga Uralet dhe derdhet në Detin Kaspik, u rrit disa metra në vetëm pak orë, duke thyer një digë në qytetin Orsk , 1800 km në lindje të Moskës..

Përmbytje u raportuan gjithashtu në Siberi, Vollgë dhe rajonet qendrore të Rusisë. Sipas ministrisë ruse, “më shumë se 10,400 shtëpi janë përmbytur në 39 rajone”.

Autoritetet lokale në rajonin e maleve Ural të Orenburgut, ku ndodhet Orsk, u kërkuan banorëve të komuniteteve buzë lumenjve që të pranojnë evakuuimin pas shpërthimit të digës. Disa provinca malore të Siberisë dhe pjesët fqinje të Kazakistanit janë përmbytur ditët e fundit. Sipas të dhënave nga ministria e Emergjencave, përmbytjet kanë bllokuar gjithashtu 190 ura si dhe 120 rrugë.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i ka cilësuar përmbytjet si fatkeqësia më e madhe natyrore në Kazakistan për 80 vitet e fundit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version