Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse kryeministri Benjamin Netanyahu nuk përcakton një plan të pasluftës për Rripin e Gazës.
“Nëse vendosni interesin kombëtar mbi atë personal, tek ne do të gjeni partnerë në luftë. Por nwse zgjidhni rrugen e fanatikeve dhe e coni te gjithe kombin nw humnerw , ne do te detyrohemi qw tw largohemi nga qeveria”, tha Gantz.
Sipas Gantz kabineti duhet të përgatisë një plan veprimi për luftën deri më 8 qershor
Deklaratat erdhen pasi një tjetër anëtar I qeverise , ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, i kërkoi Netanyahut të deklaronte publikisht se Izraeli nuk kishte plane për të marrë përsipër sundimin civil dhe ushtarak në Gaza.
Gallant dhe Gantz thonë se mbajtja e kontrollit ushtarak në Gaza do të rriste rreziqet e sigurisë së Izraelit, ndërsa të tjerët, duke përfshirë anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit qeverisës të Netanyahut në qeveri, besojnë se kontrolli i vazhdueshëm është i nevojshëm për të mposhtur Hamasin.
Përçarja në rritje brenda kabinetit vjen ndërsa luftimet vijojnë me intensitet ne Rripin e Gazës. /vizionplus.tv