Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi se nuk sheh ndonjë perspektivë për negociata në të ardhmen e afërt për armëpushimin në Ukrainë.

“Për momentin nuk e shoh që kjo të ndodhë ,” tha Blinken, kur u pyet nëse ekzistonte, qoftë edhe një indicie drejt negociatave për një armëpushim të qëndrueshëm afatgjatë në tokën ukrainase.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të hapura ndaj negociatave për armëpushim, pasi sipas tij kjo është ajo që populli i Ukrainës dëshiron.

Në të njëjtën kohë, tha ai se Rusia duhet të jetë e gatshme të negociojë me qëllime të mira bazuar në parimet bazë që janë sfiduar nga agresioni i saj, ndër të cilat ai përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë.

“Sa herë që Rusia pranon të negociojë mbi këto parime, sigurisht që Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera do ta mbështesin atë ,” tha Blinken.

Moska ka deklaruar disa herë kohët e fundit se është gati për negociata, por Kievi e ka bërë të qartë se nuk mund të vazhdojë me asnjë bisedë me Putinin./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version