Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore të enjten pasdite në pikat strategjike të Hezbollah në Libanin jugor.
Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, bastisjet kishin në shënjestër një vend lëshimi raketash, një post vëzhgimi dhe infrastrukturë tjetër të përdorur nga Hezbollahu.
Po ashtu, forcat izraelite njoftuan se zmbrapsën një sulm, duke hapur zjarr në zonën Ayta ash-Shab, pranë kufirit izraelit.
Nga ana tjetër, Hezbollahu lëshoi disa raketa kundër zonave Manara dhe Mishgav Am. Përfshirja e Hezbollah në luftën me Izraelin ka ngritur ‘alarmin’ se lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet duke pasur pasoja fatale./vizionplus.tv/
מטוס קרב של חיל האוויר תקף לפני זמן קצר עמדת שיגור, תשתית טרור ועמדת תצפית של ארגון הטרור חיזבאללה בשטח לבנון במרחב יארון.
בנוסף, תקפו כוחות צה”ל עמדת תצפית נוספת של ארגון הטרור חיזבאללה במרחב מארון א-ראס.
כמו כן, כוחות צה”ל ירו להסרת איום במרחב עייתא א-שעב. זוהתה פגיעה >> pic.twitter.com/StNPSxVkft
— דובר צה״ל דניאל הגרי – Daniel Hagari (@IDFSpokesperson) January 4, 2024