Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë përsëri në Lindjen e Mesme në fund të javës.

Udhëtimi, i cili nuk është njoftuar zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit, u bë me dije në një ngjarje të Federatës Hebraike në Uashington nga Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikimet Strategjike, John Kirby.

 “Sekretari ynë i Shtetit do të kthehet në rajon në fund të kësaj jave”, shtoi Kirby në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me pengjet që mbahen nga Hamasi. 

Kjo vizitë vjen në një kohë që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shprehet i vendosur për të shkatërruar Hamasin, teksa ‘presioni’ i brendshëm dhe ndërkombëtar sa vjen e rritet.

Ndërkoha popullsia në Gaza po vuan tmerret e luftës, teksa mijra të pafajshëm janë vrarë e plagosur./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version