Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmoi përmes një deklarate publike atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.

Përmes një deklarate publike zëdhënësi tha se sot 15 maj ka ndodhur një atentat për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Zyra e Qeverisë sllovake tha se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve, dhe se ai u dërgua me helikopter në spitalin e qytetit Banska Bistrica, shkruan BBC. Fico u qëllua me armë zjarru sapo kishte dalë nga një takim qeveritar.

Ndërkohë liderët botërorë kanë reaguar menjëherë duke dënuar sulmin ndaj kryeministri sllovak. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se aktet të tilla nuk kanë vend në shoqërinë europiane, duke shtuar se të tilla veprime minojnë demokracinë

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu shprehet “thellësisht i tronditur” nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë “tronditëse”, ndërsa i uron Ficos shërim të shpejtë. Nga ana e tij kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn shprehet “thellësisht i tronditur nga sulmi ndaj kryeministrit Robert Fico”.

Ndërkohë presidemti ukrainas, Volodymyr Zelensk, përmes një postimi në “X” thotë sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico është i tmerrshëm.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune ndaj kreut të qeverisë së shtetit tonë partner fqinj”, shkruan presidenti ukrainas.

Të shtënat me armë zjarri zjarri ndodhën mesditën e së mërkurës pas një takimi të qeverisë sllovake në qytetin qendror të Sllovakisë Hadlova, rreth 180 kilometra jashtë Bratislavës, njoftoi agjencia e lajmeve TASR .

Sipas mediave sllovake, objektivi ishte kryeministri i vendit, Robert Fico , i cili u plagos teksa po përshëndeste mbështetësit jashtë “Shtëpisë së Kulturës”.

Pas të shtënave ai u dërgua menjeherë në spital. 59-vjeçari Ficho dyshohet se është plagosur në bark, siç raporton

Reuters, ndërsa sulmuesi është arrestuar menjëherë pas të shtënave, në afërsi të sheshit Hadlova.

Kush është Robert Fico

Robert Fico është drejtues i partisë komuniste “Drejtimi – Social Demokracia Sllovake” . Ai u dallua për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore.

Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka patur poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.

Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste. Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.

Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme, Fico arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit në vitin 2023. /Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version