Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka deklaruar se Shqipëria që më parë nuk njihej nga askush, sot është kthyer në një nga destinacionet kryesore.
Melia, e cila ka zgjeruar filialin e saj në Gjirin e Lalzit është kthyer në një ambasador, që po shndërrohet në një model edhe për gjigandët e tjerë.
“Pak vite më parë asnjë nuk e njihte Shqipërinë, tani është një destinacion. Ne nuk krahasohemi me Italinë e Greqinë dhe Kroacinë, por po plotësojmë hartën me Shqipërinë. Melia nuk është vetëm njëpartnere dhe investore, por është një ambasadore. Ishte e vështirë që Melia ta niste me projketin e parë, por tashmë po bëhet e pandalshme dhe po shndërrohet në model për gjigandë të tjerë.
Të tjera marka me 4 dhe 5 yje janë tashmë të pranishme.Shqipëria ju pret me padurim tu ofroj atë ccfarë është historia, mikëpritja. Kjo është marka jonë”, tha Kumbaro nga Spanja./vizionplus.tv