Familjet e pengjeve kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, teksa fliste për zgjerimin e ofensivës në Gaza. Familjarët e pengjeve me pankarta në duar kanë kërkuar rikthimin e të afërmve të tyre në Izrael. Bëhet fjalë për më shumë se 100 pengje që mbahen peng nga Hamasi.

 “Ne po zgjerojmë luftën në ditët në vijim dhe kjo do të jetë një betejë e gjatë”, tha Netanyahu, por fjalimi i tij u shoqërua me protesta nga familjarët e pengjeve.

Më vonë, protestuesit u mblodhën pranë selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të Tel Avivit përpara një takimi të kabinetit të luftës, duke mbajtur postera që shkruanin “Lironi pengjet tani, me çdo kusht!”

Nga ana tjetër, Hamasi refuzon në mënyrë kategorike negociatat mbi pengjet deri në momentin që lufta vijon ende./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version