Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, deklaroi sot se njohja e shtetit palestinez është në interes gjeopolitik të Evropës dhe pranoi se Madridi po përgatitet të shkojë drejt kësaj njohjeje.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shtetin palestinez nëse ai nuk e njeh ekzistencën e tij”, vuri në dukje ai.
“Një njohje është në interesin gjeopolitik të Evropës dhe Spanja është gati të njohë shtetin palestinez”, shtoi ai, pa dhënë një datë.
Duke folur me gazetarët që e shoqëruan javën e kaluar në një turne në Jordani, Arabinë Saudite dhe Katar, Sanchez tha se Spanja planifikon të njohë një shtet palestinez deri në fund të qershorit. /vizionplus.tv