Pensilvania është një nga shtetet “kyçe” e cila mund të vendosë fatin e SHBA-ve në zgjedhje, për shkak se ka 20 vota, më shumë se çdo shtet tjetër.
Por Pensilvania konsiderohet gjithashtu një ga shtete më të lëkundur sa i përket votës së qytetarëve, ku në zgjedhjet e fundit ata kanë votuar herë për republikanët e herë për demokratët.
Mediat amerikane raportojnë se prej vitit 1992 dhe deri në vitin 2012 Pensilavia kishte votuar për demokratët, por kjo ndryshoi në vitin 2016-të, kur qytetarët e këtij shteti vendosën të mbështesin Donald Trump i cili kandidonte për herë të parë dhe doli fitues në ato zgjedhje përballë kandidates demokrate Hillary Clinton.
Por katër vite më pas qytetarët e Pensilvanisë kaluan në krahun tjetër duke votuar për presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden, ku duhet theksuar se Pensilvania luajti një rol kyç në fitoren e tij në rang kombëtar.
Duhet evidentuar fakti se ajo që e bën të veçantë shtetin e Pensilvanisë është se dy qendrat kryesore siç janë Pittsburgh dhe Filadelfia, të cilat ndodhen në skajet e kundërta të shtetit votojnë me besnikëri Demokratët, por hapësira e madhe e qyteteve dhe qytezave rurale në mes priren të anojnë nga republikanët.
20 votat e Pensilvanisë e bëjnë atë shtetin më të rëndësishëm të SHBA-ve, për zgjedhjen e Presidentit të 47-të të vendit. /Vizionplus.tv/