Britani e Madhe – Një shqiptar, i cili u kap me 13 kg kokainë dhe një pistoletë është dënuar me 11 vite burg.

Irakli Rustemi, 33 vjeç, ishte një emigrant illegal, tha policia.

Sipas BBC, oficerët gjetën një pistoletë 9 mm dhe kokainë me vlerë 700,000 £ në shtëpinë e tij.

Ai u ndalua për një kontroll rutinë teksa lëvizte me makinë në Buntingford.

Gjatë kontrollit të makinës, policët gjetën një çelës i cili hapi një apartament Cheshunt.

Oficerët zbuluan armën në banesë, gjashtë fishekë dhe në karikator të fshehur në garderobë.

Ata gjetën gjithashtu kokainë me një vlerë prej 700,000 £.

Kokaina ishte e ndarë në blloqe nga 1 kg secili./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version