Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi ndaj tij kishte një urdhër-arresti europian të lëshuar nga Gjyqtari Hetues në Gjykatën e Liezhit në Belgjikë. Shqiptari, banues në Castelfranco Veneto në Itali, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Policia ra në gjurmët e shqiptaritnë vijim të një aktiviteti të shënjestruar hetimor dhe e kanë dërguar në burgun e Venecias në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Venecias.

Kjo e fundit së shpejti do të duhet të vendosë nëse do të japë ekstradim në Belgjikë, duke bërë kështu të zbatueshëm urdhër-arrestin evropian. Nga dokumentet e hetimit belg del se në vitet 2021/2022 i burgosuri me origjinë shqiptare do të kishte qenë në krye të një organizate kriminale ndërkombëtare që vepronte mes Amerikës së Jugut dhe Europës në tregtinë dhe importimin e sasive shumë të mëdha të kokainës në Europë.

 

Share.
Exit mobile version