Koha për zgjidhje diplomatike ka përfunduar, ndaj nëse sulmet vijojnë, Izraeli do të kundërpërgjigjet me zjarr për zmbrapsjen e Hezbollahut nga kufiri me Libanin. Parlajmërimi vjen nga Benny Gant, ish-lideri i ushtrisë së Izraelit, i cili tha se ushtria do të ndërhyjë nësë bota dhe qeveria libaneze nuk ndalojnë militantët që të qëllojnë në veri të Izraelit.
“Kronometri për një zgjidhje diplomatike po mbaron, nëse bota dhe qeveria libaneze nuk veprojnë për të parandaluar qëllimet ndaj banorëve veriorë të Izraelit dhe për të distancuar Hezbollahun nga kufiri, IDF do ta bëjë këtë.”
Shkëmbimet ndërkufitare të zjarrit janë përshkallëzuar që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Kjo ka çuar në shqetësime se konflikti në Gaza mund të bëhet më i gjerë në të gjithë rajonin.
Mediat raportojnë se ka pasur një rritje të sulmeve me raketa dhe përdorimit të dronëve të armatosur nga Hezbollahu gjatë kësaj jave, por e shpejtë ishte edhe kundërpërgjigja me avionët luftarakë izraelitë.
Media shtetërore në Liban raportoi të mërkurën se një luftëtar i Hezbollahut dhe dy nga të afërmit e tij ishin vrarë në një sulm ajror izraelit. Një deklaratë e Hezbollahut tha se një nga viktimat, Ibrahim Bazzi, ishte një shtetas australian që po vizitonte familjen e tij.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Liban, shumica prej tyre luftëtarë të Hezbollahut, por edhe civilë, duke përfshirë tre gazetarë.
Nga ana izraelite, të paktën katër civilë dhe nëntë ushtarë bëhet e ditur se kanë vdekur në kufirin me Libanin që nga fillimi i sulmeve. Mijëra civilë që jetojnë në dhjetëra komunitete në zonë janë evakuuar nga ushtria./vizionplus.tv/