Kanadaja është vendi më i sigurt për të udhëtuar në vitin 2024, sipas një liste nga siguruesi i udhëtimeve Berkshire Hathaway Travel Protection (BHTP).
Në raportin e saj, kompania shpjegon se Kanadaja renditet në krye të listës së vendeve që janë të sigurta për të udhëtuar falë temperaturave të ftohta dhe densitetit të ulët të popullsisë.
“Krimi i dhunshëm është relativisht i ulët dhe incidenca e krimit të lidhur me armë është e kufizuar”, thuhet në raport.
Megjithatë, rreziku kryesor për të cilin turistët duhet të jenë të vetëdijshëm janë zjarret.
“Shumica e pyjeve të Kanadasë janë djegur, gjë që ka ulur cilësinë e ajrit në shumicën e qyteteve kryesore kanadeze”, thuhet në raport.
“Kjo e ka bërë të vështirë udhëtimin në Kanada për njerëzit me probleme të frymëmarrjes”, thuhet më tej.
15 vendet më të sigurta për udhëtime 2024, sipas Berkshire Hathaway Travel Protection janë:
– Kanada
– Zvicër
– Norvegji
– Irlanda
– Holanda
– Mbretëria e Bashkuar
– Portugalia
– Danimarka
– Islanda
– Australi
– Zelanda e Re
– Japoni
– Franca
– Spanjë
– Brazili
Berkshire Hathaway Travel Protection sqaron se lista u përpilua në bazë të përgjigjeve në pyetjet se cilat vende janë “kryesisht të lira nga aktiviteti terrorist” dhe “të sigurta nga shpërthimet e sëmundjeve”, si dhe pyetje më moderne si “cilat vende lejojnë të gjithë llojet e njerëzit të mund të lëvizin lirshëm pa diskriminim apo ngacmim”.
Kompania ka një histori të gjatë të sondazheve të destinacioneve të sigurta, të cilat bazohen në përgjigjet e udhëtarëve që kanë vizituar vendet gjatë pesë viteve të fundit dhe tregues e informacione të tjera, duke përfshirë Indeksin Global të Paqes dhe vlerësimet e sigurisë së udhëtimit të Departamentit të Shtetit. /vizionplus.tv