Presidenti rus Vladimir Putin bëri ​​kërcënime të reja kundër Perëndimit lidhur me ndihmën për Ukrainën në një takim me gazetarë të huaj, duke thënë se Moska mund të sigurojë armë me rreze të gjatë për vendet e treta për të goditur objektivat perëndimore.

Putin gjithashtu përsëriti gatishmërinë e Moskës për të përdorur armë bërthamore nëse sheh sovranitetin e saj të kërcënuar.

“Për disa arsye, ata besojnë në Perëndim se Rusia nuk do përdorë kurrë armë bërthamore. Shikoni çfarë shkruhet atje”, tha ai për doktrinën bërthamore të Rusisë.

“Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, nënvizoi ai.

Paralajmërimi erdhi pas vendimit të Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të lejiuar Ukrainën për të përdorur armët që do t’i jepen për të goditur objektivat ruse.

“Një veprim i tillë nga Perëndimi do të minojë më tej sigurinë ndërkombëtare dhe mund të çojë në probleme shumë serioze”, tha ai.

“Kjo do të sinjalizonte përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Federatës Ruse dhe ne rezervojmë të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë”, shtoi Putin. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version