Armëpushimi i përhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimi i pengjeve po rezulton i vështirë për momentin , njofton një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Katarit, i cili ka marrë përsipër ndërmjetësimin mes dy palëve.
Izraeli dhe lëvizja islamike palestineze Hamas nuk janë afër arritjes së një marrëveshjeje, tha zëdhënësi, duke shtuar se Katari po punon për një armëpushim të përhershëm në Gaza , jo për një armëpushim afatshkurtër.
Bisedimet mes dy palëve po vazhdojnë, ndërsa përfaqësuesi u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes. Mbi 31,000 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi humbjet e mëdha që nga 7 tetori, dita kur filloi konflikti, deri më sot. Sipas shifrave, të paktën 31,184 palestinezë janë vrarë dhe 72,889 janë plagosur nga sulmet izraelite./vizionplus.tv/