Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë kryesore pranë Lajpcigut në Gjermaninë lindore, tha policia. Një autobus që transportonte udhëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
“Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën A9. Ka shumë viktima”, tha policia.
Fünf Tote bei Flixbus-Unglück https://t.co/5T0TpY8ZI5 #bzberlin
— BZ Berlin B.Z. (@bzberlin) March 27, 2024
Autobusi Flixbus ishte në autostradën A9 që shkonte drejt Mynihut kur rreth orës 9:45 (ora lokale) për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përmbys.
Schweres Flixbus -Unglück auf der A9! Zahlreiche Verletzte und Eingeklemmte – Polizei und Rettungskräfte aus Sachsen-Anhalt https://t.co/oZT2CzmSEY
— mz-web.de (@mzwebde) March 27, 2024
Policia ka bllokuar qarkullimin në A9 në drejtim të Mynihut, ndërsa pamjet e publikuara në mediat lokale tregojnë një mobilizim të madh të autoriteteve, me disa ambulanca dhe helikopterë si dhe mjete policie të mbërritur në vendngjarje.
“Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit”, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e incidentit. Rreth 50 persona dhe dy shoferë ishin në autobusin, i cili po udhëtonte nga Berlini në Zyrih./vizionplus.tv