Nuk ndalet sulmet e izraelit ndaj Gazës.
Forcat izraelite kanë vrarë disa palestinezë dhe kanë ndaluar rreth 80 të tjerë në operacionet e zhvilluara në 24 orët e fundit në qytetin jugor Han Junis .
Situata paraqitet katastrofike në rripin e Gazës, ndërsa një kolonë kamionësh e OKB që transportonte ushqime është goditur nga Izraeli
Sipas ushtrisë izraelite në mesin e të ndaluarve ka persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasjet dhe rrëmbimet e 7 tetorit.
Ushtria ka vijuar ofensivën në jug të Gazës edhe gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës për të zhdukur Hamasin.
Në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/