Ky fillimviti e ka gjetur Gazën sërish nën sulmet vdekjeprurëse të Izraelit, duke shkaktuar terror dhe kaos tek civilët.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze raportoi se pesë persona ishin vrarë dhe tre të plagosur gjatë së martës, pasi ushtria izraelite bombardoi selinë e saj në Khan Younis, një qytet në jug të Rripit të Gazës.

Organizata humanitare tha se forcat izraelite kishin shënjestruar katin e tetë të selisë së saj. Po ashtu, dronët bombarduan në afërsi të spitalit fqinj Al-Amal.

Nga ana tjetër, Izraeli tha se trupat e tij kishin vrarë dhjetëra terroristë në Jabalia, në Gazën veriore dhe kishin shënjestruar të tjerë në qytetin e Gazës.

“Trupat konfiskuan armë dhe çmontuan raketahedhës”, shtuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Gjithashtu, mediat raportojnë se sulmet eliminuan edhe numrin dy të Hamasit,  Saleh Arouri. Vrasja e tij mund të ndryshojë rrjedhën e luftës, duke sjellë një hakmarrje të ashpër nga Hamasi./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version