Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Galand, bëri të ditur se 60% e militantëve të organizatës palestineze Hamas janë vrarë ose plagosur si rezultat i ofensivës ushtarake izraelite në Gaza.

Duke folur në Parlamentin izraelit, ai tha gjithashtu se Izraeli kishte shpërbërë shumicën e 24 batalioneve që kishte krahu ushtarak i Hamasit në fillim të luftës.

Ndërkohë, negociatat për armëpushim mes dy vendeve ende vazhdojnë, por Izraeli ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të eliminohet plotësisht dhe pengjet të kthehen në Izrael.

Nga ana tjetër, numri i civilëve të vrarë arrin shifrën 38,295./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version