Irani i përshkroi sot si “të pabaza” sanksionet e reja të vendosura nga SHBA kundër dy kompanive dhe katër individëve të përfshirë, sipas Uashingtonit, në ” sulme kibernetike me qëllim të keq
“Këto sulme janë kryer “në emër të komandës kiberelektronike të Korpusit të Gardës Revolucionare”, ushtrisë ideologjike të Republikës Islamike të Iranit, njoftoi dje thesari i SHBA-së.
Sipas Uashingtonit, sulmet u kryen “kundër bizneseve dhe subjekteve qeveritare amerikane”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani “i hodhi poshtë dhe dënoi me forcë akuzat e pabaza të qeverisë amerikane kundër individëve dhe bizneseve iraniane”.
Sipas Kanaanit, Shtetet e Bashkuara “akuzojnë individë dhe institucionet iraniane pa asnjë bazë për të larguar vëmendjen, siç tha ai nga vala e kritikave në mbarë botën kundër politikave të mbështetjes së pakufizuar të Shteteve të Bashkuara për krimet e luftës dhe gjenocidin e kryer nga regjimit sionist [Izraelit] në luftën e tij kundër Rripit të Gazës”.
Të enjten e kaluar, SHBA, në koordinim me Britaninë, ishin të parat që shtrënguan sanksionet kundër Iranit pas sulmit të këtij të fundit ndaj Izraelit më 13 prill, duke synuar “prodhuesit e Iranit të dronëve, çelikut dhe makinave”.
Sulmi i nisur nga Irani pasoi një sulm ajror në Teheran që i atribuohet Izraelit, në të cilin shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, përfshirë dy gjeneralë, u vranë në konsullatën iraniane në Damask./vizionplus.tv/