Vetëm një armëpushim i luftës në Gaza do ta ndalte Iranin nga sulmi hakmarrës ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit në territorin e tij.

Kështu kanë konfirmuar tre të zyrtarë të lartë në Teheran. Sipas tyre nëse bisedimet për ti dhënë fund luftës, do të dështojnë ose do të zvarriten qëllimisht, Irani dhe aleatët do të nisin sulmet e drejtpërdrejta ndaj Tel Avivit.

Diplomatët iranianë nuk dhanë një afat kohor por mediat bëjnë me dije se bisedimet e armëpushimit do të nisin gjatë kësaj jave në Egjipt ose Katar.

Ndërsa Teherani ka premtuar se do të marrë hak për vrasjen e liderit të grupit palestinez, Ismail Hanieh, qeveria në Izrael nuk ka marrë përgjegjësi për vrasjen e tij.

Një natë më parë, Uashingtoni paralajmëroi se sulmin ndaj Izraelit mund të ndodhte gjatë kësaj jave por kushti i armëpushimit duket se do ti japë një tjetër rrjedhë ngjarjeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me shtetet europiane po vijojnë përpjekjet për të ndalur Iranin dhe përshkallëzimin e situatës në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, edhe gjatë ditëve të fundit Izraeli nuk i ka ndalur sulmet në rripin e Gazës. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version