Shkrepja e fotove, sipas qeverisë së Afganistanit, përbën një mëkat të madh.

Një zyrtar i lartë i talebanëve në Ministrinë e Drejtësisë tha se gazetarët po bënin një “mëkat të madh” duke shkrepur fotografi.

Televizioni dhe fotot e njerëzve apo kafshëve u ndaluan nën regjimin e mëparshëm taleban nga viti 1996 deri në vitin 2001. Por autoritetet talebane nuk kanë nxjerrë një rregull të ngjashëm që nga kthimi në pushtet në gusht të vitit 2021.
“Të bësh fotografi është një mëkat i madh”, tha Mohammad Hashem Shahid Vror, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë gjatë një seminari në Kabul. “Miqtë tanë gazetarë, gazetarët afganë, vazhdojnë të jenë shumë të zënë me këtë mëkat dhe bien në imoralitet”, shtoi ai.

Autoritetet në provincën e Kandaharit, ku lindi lëvizja talebane, kanë udhëzuar tashmë ushtarakët dhe nëpunësit civilë që të mos fotografojnë ose regjistrojnë video të krijesave të gjalla./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version