Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida. Mediet e huaja bëjnë me dije se një 23-vjeçare u vra nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjes.
Siç u bë e ditur, pas ngjarjes, vëllai i tretë 15-vjeçar ka qëlluar me armën e tij 14-vjeçarin dhe e ka plagosur.
Policia njofton se sherri që solli vrasjen ka nisur pas një vizite në dyqanet për dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.
Ndërsa 14-vjeçari Damarcus Coley ishte në kuzhinë, ai ka nxjerrë pistoletën gjysmë automatike dhe ia ka drejtuar në kokë vëllait të tij 15-vjeçar, Darcus Coley.
Përleshja u ndal nga xhaxhai i fëmijëve, i cili i tha Damarcus të dilte jashtë, ndërsa motra 23-vjeçare e dy djemve, Abrielle Baldëin, gjithashtu u përpoq të qetësonte sherrin.
“Lërini këto gjëra. Çfarë po përpiqeni të bëni? Është Krishtlindje”, thuhet se i tha 23-vjeçarja më të voglit nga vëllezërit. Megjithatë, pak kohë më vonë, 14-vjeçari filloi t’i bërtiste motrës së tij 23-vjeçare , të cilën e qëlloi me plumb. Ajo mbante në dorë foshnjën e saj 10 muajshe në momentin e ngjarjes së rëndë.
Tetë sekonda pas të shtënave, 15-vjeçari qëlloi vëllanë e tij më të vogël dhe më pas e hodhi armën në oborrin e një fqinji duke u përpjekur të fshihej.
14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./vizionplus.tv