Një shqiptar i kërkuar në Francë qëndroi në Britani për gjashtë vjet duke u përpjekur të merrte leje qëndrimi.

Nando Ismalaj, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia Metropolitane pasi ishte shpallur në kërkim nga Franca për vjedhjen e gjashtë makinave dhe tani përballet me ekstradimin nga Britania e Madhe.

Arrestimi i tij vjen gjashtë vjet pasi ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018. Që atëherë ai ka jetuar në Britani pa asnjë status apo të drejtë ligjore për të qëndruar.

Ismalaj u përpoq të siguronte lejen e qëndrimin, pasi u martua me një grua rumune që kishte të drejtë të qëndronte në Britani.

Kërkesa e tij u refuzua.

Ismalaj më pas nisi një apel ligjor kundër refuzimit për t’i dhënë atij statusin e vendbanimit me bazën se ishte shkelje e të drejtave të tij të njeriut.

Ai pretendoi se e drejta e tij dhe e gruas për jetë familjare do të cenohej nëse deportohej Shqipëri, sepse ajo nuk kishte qenë kurrë në vendin e tij të lindjes dhe do të përballej me vështirësi për shkak të paaftësisë së saj për të folur gjuhën.

Një gjykatës në gjykatën e lartë të imigracionit hodhi poshtë pretendimet e tij se çifti do të përballej me “vështirësi serioze” nëse ai do të dëbohej në Shqipëri.

Megjithatë, gjyqtari e lejoi ankesën dhe e ktheu çështjen përsëri në gjykatën më të ulët për t’u ridëgjuar mbi bazën se nuk kishte pasur një ushtrim të plotë të gjetjes së fakteve dhe kishte pasur një gabim ligjor.

Pas këtij vendimi, Ismalaj u arrestua nga Policia Metropolitane dhe u la në paraburgim nga magjistratët e Westminster-it për t’u përballur me ekstradimin në Francë për akuzën e vjedhjes së gjashtë makinave.

Share.
Exit mobile version