Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Një 20-vjeçar mbyti dhe vrau nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të gjente një punë si dhe të mbante pastër  dhomën dhe mjediset e shtëpisë së tyre.

Siç raportojnë mediat e huaja,  studenti 20 vjeçar Conner Cobbold  mbyti nënën e tij pasi e kishte nxjerrë nga shtëpia.

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Chicago Tribune, 20-vjeçari nuk pranoi krimin e tmerrshëm.

Nëna e 20-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital me shenja në qafë dhe dëmtim të dyshuar të trurit. Por fati nuk ishte në anën e saj. Dy ditë më vonë, ajo humbi jetën.

Vdekja e saj u cilësua si vrasje me mbytje. I riu amerikan kishte pasur më parë probleme psikologjike./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version